Në kampionate botërore janë takuar vetëm një herë.
Franca e udhëhequr nga Zinedine Zidane, e eliminonte me rezultat 3-1 Spanjën e Raul Gonzalez, në çerekfinale të Botërorit 2006, njofton Hisarionline.net.

Por pavarësisht se sa i përket mundialeve, ishte vetëm një përballje, këto dy kombëtare janë ballafaquar shumë herë mes vete.
Në kampionate evropiane, janë gjithësejt pesë ndeshje, ku janë regjistruar nga dy fitore për secilën, kurse një takim është mbyllur pa fitues.
1984, Franca 2–0 Spanja (Finale)
1996 Franca 1–1 Spanja (Faza e Grupeve)
2000, Franca 2–1 Spanja (Çerekfinale)
2012, Spanja 2–0 Franca (Çerekfinale)
2024, Spanja 2–1 Franca (Gjysmëfinale).
Ndërkohë, që nga 30 qershori i vitit të largët 1922, e deri më sot, janë plot 38 beteja mes tyre (përfshirë edhe miqësoret), ku spanjollët kanë bilanc më të mirë, me 18 fitore, karshi 13 të francezëve dhe 7 barazimeve, raporton Hisarionline.net.
Hera e fundit që u ndeshën këta gjigantë evropianë të futbollit, ishte gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve e vitit të kaluar, e cila prodhoi plot nëntë gola, 5-4 për “Furinë e Kuqe”.

Se çfarë do të prodhojë beteja e sotme, mbetet të shihet me fillim në orën 21:00, teksa njohësit e sportit më të popullarizuar në botë, i japin një përparësi të lehtë “Gjelave”.







