Avokati Arben Llangozi, ka publikuar pamje në profilin e tij në facebook se si një kuksian ka ushtruar dhunë të madhe ndaj një punonjësi, duke e goditur me gurë në kokë.
Ngjarja sipas tij ka ndodhur te “Syri i Kaltër”, transmeton Hisarionline.net.
“Një qytetar nga Kukësi dyshohet se ka dhunuar brutalisht shtetasin me iniciale A.L., i cili ushtronte detyrën e dhënies me qira të biçikletave elektrike”, ka shkruar Llangozi.
Sipas tij, konflikti ka nisur pasi qytetari kishte humbur kartën e biçikletës elektrike.
Më poshtë e gjeni gjithë postimin e avokatit dhe videon e këtij incidenti.







