Spanja apo Belgjika, cila prej këtyre dy kombëtareve do ta sigurojë bileten për gjysmëfinale, mbetet të shihet pas duelit i cili fillon në orën 21:00.
Kjo ndeshje e madhe zhvillohet në stadiumin “SoFi” në Inglewood të Kalifornisë, njofton Hisarionline.net
Për ta kërkuar një fitore të belgëve ndaj “Furisë së Kuqe”, duhet të kthehemi 40 vite pas, kur në Botërorin në Meksikë më 1986, spanjollët u mposhtën në penallti.
Që nga ajo kohë, pos një barazimi në kualifikimet për “Euro 1996”, plot 5 fitore radhazi ka shënuar Spanja.







