spot_img
HomeLajmeDjali i Jakup Krasniqit e viziton të atin në...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton të atin në Hagë

spot_img

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka vizituar babanë e tij në Hagë, vetëm pak javë para shpalljes së aktgjykimit për katër ish-krerët e UÇK-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se, pavarësisht gati gjashtë viteve të procesit gjyqësor, krenaria për luftën çlirimtare dhe idealin e lirisë mbetet e pandryshuar, transmeton Hisarionline.net

“Sot isha për vizitë në Hagë. Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar. Pavarësisht gati 6 viteve të padrejtësisë, një gjë ka mbetur e pandryshuar: krenaria për luftën çlirimtare, për idealin e lirisë dhe për ata që nuk u përkulën as atëherë e nuk përkulen as sot. Me besim të palëkundur në të vërtetën dhe me kokën lart, presim epilogun e këtij procesi”, ka shkruar Krasniqi.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img