spot_img
HomeLajmeAksident i rëndë në Fier, kamionçina përplas BMW-në

Aksident i rëndë në Fier, kamionçina përplas BMW-në

spot_img

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, ku janë përplasur një automjet tip “BMW” dhe një kamionçinë e ngarkuar me ushqim për bagëti.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka mbetur i plagosur pasagjeri që udhëtonte në kamionçinë. Ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore, raporton Hisarionline.net

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img