Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, sot kur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka certifikuar rezultatet e 7 qershorit, ka falenderuar të gjithë votuesit e mbështetësit e saj, të cilët e kanë bërë të mundur që ajo të sigurojë ulëse edhe në mandatin e saj të pestë.
“Përkrahja dhe besimi juaj në punën, përkushtimin dhe integritetin tim, përveçse më mbushin me mirënjohje për gjithçka kam dhënë deri më sot në Parlament, më japin edhe më shumë forcë për ta vazhduar rrugëtimin që e kemi ndërtuar së bashku. Ky është një privilegj por njëkohësisht edhe një përgjegjësi shumë e madhe”, ka shkruar ndër të tjera Reshitaj, transmeton Hisarionline.net.
Ajo shtoi se ka besuar gjithmonë që politika ka kuptim vetëm kur i shërben njeriut. Prandaj, edhe në këtë mandat, premton se do të jetë po ajo, e afërt me qytetarët, e palëkundur në mbrojtjen e interesit publik dhe e përkushtuar për të punuar me ndershmëri, guxim dhe përgjegjësi, pa u thyer kurrë nga asnjë propagandë, ndaj të cilave thotë se qëndron kryelartë.
Më poshtë e gjeni postimin e plotë të saj, ku nuk ka munguar falenderimi ndaj strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, aktivistëve e gjithë simpatizantëve.







