Dy vajza 13-vjeçare janë plagosur rëndë në një shkollë në Bavarinë e Epërme në Gjermani.
Për këtë incident është arrestuar një 16-vjeçar, i cili u kap me një thikë, si dhe një armë zjarri.
Asnjëra nga vajzat nuk është në gjendje kritike për jetën, por numri i personave të tjerë të përfshirë po sqarohen aktualisht.
Një zëdhënëse e policisë i kishte thënë më parë agjencisë së lajmeve AFP se nuk ishte e qartë se çfarë arme ishte përdorur në sulm dhe nuk pranoi të konfirmonte raportet për një sulm me thikë.
Identiteti i të dyshuarit nuk dihet dhe nuk është e qartë nëse kishte lidhje me shkollën./Hisarionline.net







