spot_img
HomeLajmeNjë person sulmohet me mjet të fortë në Pejë

Një person sulmohet me mjet të fortë në Pejë

spot_img

Një person ka përfunduar në spitalin e Pejës pasi dyshohet se u rrah me një mjet të fortë.

Lidhur me rastin u deklarua Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 12:26, policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit se janë duke trajtuar një person të lënduar. Sulmi dyshohet të jetë bërë me një mjet të fortë. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke e trajtuar rastin. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, deklaroi Gashi.

“Viktima pas trajtimit mjekësor ka ardhur në stacionin policor për t’u deklaruar për rastin. Tutje do ta kuptojmë se çka ka ndodhur dhe sa persona janë të përfshirë. Lidhur me rastin hetimet kanë filluar”, theksoi ai.

(Klan Kosova)

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img