spot_img
HomeLajmeKQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

spot_img

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se pas vendimeve të Gjykatës Supreme nuk ka mbetur më asnjë obligim për KQZ-në, pasi të gjitha ankesat e paraqitura janë refuzuar. Ai bëri të ditur gjithashtu se edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka konfirmuar se nuk ka më ankesa në shqyrtim.

Radoniqi njoftoi se gjatë ditës së djeshme KQZ ka pranuar dy emaila nga kandidatët e Aleancës, Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj, të cilët kanë deklaruar se heqin dorë nga pranimi i mandatit të deputetit.

Si pasojë e këtij vendimi, në përbërjen e grupit parlamentar të Aleancës do të ketë ndryshime. Mandatin e Ardian Gjinit do ta marrë Bekë Berisha, ndërsa Daut Haradinaj do të zëvendësohet nga Burim Ramadani, raporton Hisarionline.net

Sipas rezultateve të certifikuara, ndarja e ulëseve në Kuvend është si vijon:

  • Lëvizja Vetëvendosje (LVV): 53 ulëse – 47.13%
  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 22 ulëse – 19.44%
  • Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 18 ulëse – 16.69%
  • Lista Serbe: 9 ulëse – 5.40%
  • Aleanca: 7 ulëse – 6.74%

Pas certifikimit të rezultateve, Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet brenda 30 ditësh për mbajtjen e seancës konstituive, ku pritet të nisë formimi i institucioneve të reja.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img