spot_img
HomeSportFutbollArgjentina, Franca, Anglia e Maroku, përsërisin suksesin e 2022-ës,...

Argjentina, Franca, Anglia e Maroku, përsërisin suksesin e 2022-ës, sërish çerekfinalistë

spot_img

Kampionati Botëror i futbollit ka hyrë në fazën kulminante, ku nga 48 kombëtare pjesmarrëse, vetëm tetë kanë mbetur ende në garë.

Nga katër duelet çerekfinale, vetëm katër reprezentacione shtetërore do të kurorëzohen me medalje, njofton Hisarionline.net.

Franca përballet me Marokun, Spanja me Belgjikën, Norvegjia me Anglinë dhe Argjentina me Zvicren.

Nga Top-8 e këtij turneu, gjysma e përfaqësueseve ishin në këtë nivel edhe edicionin e kaluar.

Argjentina dhe Franca që luajtën në finale, Maroku si gjysmëfinalist dhe Anglia e cila u eliminua në këtë fazë.

Ndërkohë, Kroacia, Holanda, Brazili e Portugalia, sivjet ‘zëvendësohen’ nga Belgjika, Spanja, Norvegjia dhe Zvicra.

Kjo e fundit ka arritur në këtë nivel Botërori pas plot 72 vjetësh, kurse norvegjezët e kanë për herë të parë në histori të tyre, raporton Hisarionline.net.

Ndryshe, sot (e mërkurë) nuk ka asnjë ballafaqim në kuadër të Kupës së Botës. Biletat për top-katërshe, fillojnë të kërkohen nga 9 korriku.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img