spot_img
HomeLajme2 vjet e 3 muaj burg për infermierën që...

2 vjet e 3 muaj burg për infermierën që keqtrajtoi të moshuarën

spot_img

Aurona Pelaj është shpallur fajtore dhe është dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim, pasi është vërtetuar se me dashje ka përdorur forcë fizike ndaj një të moshuare në një shtëpi të pleqve, në vitin 2022.

Ky është verdikti i shpallur të hënën nga Gjykata Themelore në Pejë, në rastin e njohur si “Orenda”, raporton Hisarionline.net.

Në dënimin e shqiptuar do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa pjesa e mbetur e dënimit do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të marrë formë të prerë.

Përveç dënimit me burg, Gjykata ka shqiptuar edhe një masë plotësuese, me të cilën Pelajt i ndalohet ushtrimi i profesionit të infermieres për një periudhë prej pesë vjetësh.

Nga ana tjetër, e pandehura Altina Rexhepi është liruar nga akuza se, në bashkëkryerje me të dënuarën, kishte përdorur forcë ndaj viktimës, duke ia mbajtur duart gjatë incidentit, njofton Hisarionline.net.

Ndërkohë, sa i përket të pandehurës Remzie Kuqi, Gjykata ka refuzuar akuzën për veprën penale “Sulm”, pasi Prokuroria ishte tërhequr nga ndjekja penale për këtë pikë të aktakuzës.

Rasti “Orenda” kishte ngjallur reagime të mëdha në opinionin publik në nëntor të vitit 2022, pas publikimit të pamjeve ku shfaqej keqtrajtimi fizik i një të moshuare nga një punonjëse e shtëpisë së pleqve.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img