Ndeshja mes Meksikës dhe Anglisë në Kupën e Botës në futboll, e planifikuar për të dielën në mbrëmje, raportohet se do të luhet disa orë më herët, në mesditë sipas kohës lokale në Meksikë.
Ndeshja e 1/16-ës së finales do të luhet në stadiumin “Estadio Azteca”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Meksika, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, është njëra nga organizatoret e Kupës së Botës këtë vit.
Loja mes Meksikës e Anglisë fillimisht ishte planifikuar të fillonte në orën 18:00 sipas kohës lokale, por ndeshjes i është ndërruar orari për shkak të rrezikut nga stuhitë, raportuan mediat meksikane, duke cituar burime me njohuri rreth çështjes.
Meksika e ka eliminuar Ekuadorin në rundin paraprak me rezultat 2 me 0, ndërsa Anglia e ka mposhtur Republikën Demokratike të Kongos me rezultat 2 me 1.







