spot_img
HomeLajmePërplasjet në protestën në Shqipëri, arrestohen 19 persona

Përplasjet në protestën në Shqipëri, arrestohen 19 persona

spot_img

Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona dhe ka proceduar penalisht 12 të tjerë pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë para Parlamentit.

Sipas Policisë, të arrestuarit akuzohen se kanë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta efektivët e rendit, kanë dëmtuar një automjet policie, si edhe kanë sulmuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë gjatë tubimit.

Mes të arrestuarve është edhe shtetasi A. Ll., 35 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur një gazetar gjatë protestës.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë përplasjeve mbetën të lënduar 15 punonjës të Policisë së Shtetit, ndërsa u dëmtua edhe një automjet policie.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img