spot_img
HomeLajmeE dhimbshme në Vlorë: Një 29-vjeçare mbytet në det

E dhimbshme në Vlorë: Një 29-vjeçare mbytet në det

spot_img

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje, në bregdetin e Vlorës, ku një 29-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi dyshohet se u mbyt në det.

Sipas informacioneve të para, viktima është përballur me rrymat e forta detare që karakterizojnë këtë zonë, të konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit.

Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë është duke u transportuar me gomone drejt Triportit dhe më pas në morgun e Spitalin Rajonal të Vlorës.

Ndërkohë policia e Vlorës po merr në pyetje banorët dhe pushuesit në këtë zonë dhe pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img