spot_img
HomeLajmePopullsia e Kosovës po plaket, mosha mesatare pritet të...

Popullsia e Kosovës po plaket, mosha mesatare pritet të arrijë në 49 vjeç deri më 2060

spot_img

Parashikimet për vitin 2060 parasheh se mosha mesatare e popullsisë së Kosovës të jetë 49 vjeç ndërkaq sipas profileve komunale, Prishtina mbetet komuna me popullsinë më urbane, ndërsa Dragashi komuna me popullsinë më rurale.

Këto ishin të dhënat kryesore që u prezantuan nga Agjencia e Statistikave të Kosovës e cila të enjten ka publikuar për herë të parë raportin mbi projeksionet e popullsisë deri në vitin 2060 dhe profilet e komunave, raporton KosovaPress.

I pranishëm në këtë prezantim të raporteve ishte edhe Zëvëndësministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Agon Batusha i cili tha se të dhënat statistikore janë thelbësore për hartimin e politikave dhe vendimmarrjen në nivel qendror e lokal.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img