spot_img
HomeLajmeMoment i bukur: Zjarrfikësi "e shpëton" të dashurën nga...

Moment i bukur: Zjarrfikësi “e shpëton” të dashurën nga zjarri i simuluar dhe i propozon martesë

spot_img

Një zjarrfikës në New York e shndërroi një ditë rutinë stërvitjeje në një moment që e dashura e tij nuk do ta harrojë kurrë.

Jayson Ralph e shfrytëzoi rastin për t’i propozuar martesë të dashurës së tij, Dasia Moore, gjatë një ngjarjeje, e cila mendoi se ajo thjesht po ofrohej vullnetare.

Ajo u ul në një dritare, duke pritur të “shpëtohej” nga një zjarr i simuluar.

Ralph zbriti me shpejtësi poshtë anës së ndërtesës me të gjitha pajisjet e nevojshme, ndërsa Moore shikonte.

Pasi e “shpëtoi” nga zjarri i rremë, ai u ul në një gju dhe nxori një unazë.

Në momentin që i propozoi, aty pranë, disa zjarrfikës të tjerë mbanin lart pankarta ku shkruhej “Martohu me mua”.

Dasia Moore tha Po. /Telegrafi/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img