Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë që ndodhën sot në qendër të Podujevës.
Fidaim Zejnullahu, Fatlum Zejnullahu, Agim Xhemaji dhe Argjend Islami, kalimtar i rastit, mbetëm të lënduar në këtë incident.
Sipas raportimeve, të plagosurit e përfshirë janë daja me nipat e vet.
Drejtorit i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Basri Shabani, ka bërë të ditur se tre prej të plagosurve kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident, ndërsa njëri është kalimtar i rastit.







