spot_img
HomeSportFutbollGjermania dhe Holanda eliminohen nga Botërori

Gjermania dhe Holanda eliminohen nga Botërori

spot_img

Dita e dytë e fazës me eliminim direkt në Kupën e Botës ka qenë dramatike. Gjermania dhe Holanda janë eliminuar brenda pak orëve, pasi barazuan 1-1 ndaj Paraguait dhe Marokut respektivisht, e më pas duke u eliminuar me 11-metërsha.

Haverz, Woltemade dhe Tah gabuan nga pika e bardhë për Gjermaninë, ndërsa Sanabria dhe Balbuena, nuk mundën dot të realizonin nga pika e bardhë për Paraguain.

Heroi i sfidës ishte padyshim portieri Gil që zhvilloi një paraqitje fantastike.

Në duelin e radhës, Paraguai do të përballet me fituesin e çiftit Francë-Suedi.

Ndërkohë, holandezët gabuan tri penallti dhe u eliminuan ndaj Marokut, pasi koha e rregullt u mbyll 1-1.

Ndeshja e radhës për afrikanët do të jetë ndaj Kanadasë, më 4 korrik, ora 19:00, dhe vlen për fazën 1/8.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img