spot_img
HomeLajmeArrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok...

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

spot_img

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen që ndodhi në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku mbeti i vrarë imami i Xhamisë. 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit janë angazhuar njësi të ndryshme policore, përfshirë edhe dronë për vëzhgim nga ajri, si dhe njësia policore me qen (K-9).

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin përgjegjës”, ka deklaruar Bytyqi.

Në këtë rast mbeti i vrarë imami Gazmend Tahirovci, i cili dyshohet se u godit me thikë. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar. 

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img