spot_img
HomeLajme65 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, një...

65 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, një me fatalitet

spot_img

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 1836  gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion.

Sipas raportit policor, gjatë periudhës raportuese është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, 28 aksidente me persona të lënduar dhe 36 aksidente të tjera që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të aktiviteteve për sigurinë rrugore, policia ka shqiptuar gjithsej 1836 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur dispozitat ligjore në trafik.

Raporti po ashtu tregon se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 27 persona për vepra të ndryshme penale, ndërsa 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje me vendim të organeve kompetente dhe një në vuajtje dënimi.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img