Manchester City ka njoftuar për pasuesin e Pep Guardiolan në rolin e trajnerit.
Klubi anglez ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin italian, Enzo Maresca, në një kontratë tre-vjeçare deri në qershor 2029.
Emërimi u vonua nga bisedimet midis Chelseat dhe Cityt mbi një paketë kompensimi për ish-trajnerin e Leicester Cityt.
Italiani u largua nga Chelsea në janar, pas një serie prej një fitoreje në shtatë ndeshje të Premier League.
Deklarata e Chelseat në atë kohë sugjeroi se vendimi ishte i ndërsjellë dhe se si Maresca ashtu edhe bordi ishin dakord se “një ndryshim i jep ekipit shansin më të mirë për ta rikthyer sezonin në rrugën e duhur”.
Megjithatë, Maresca tani ka konfirmuar se ai dha dorëheqjen në Stamford Bridge dhe pranoi se kjo “i hapi rrugën” për t’u bashkuar me Cityn.
Në një deklaratë, Chelsea, e cila e përshkroi dorëheqjen e Marescas si një “vendim për të mos vazhduar përmbushjen e përgjegjësive të tij”, tha se kanë arritur një marrëveshje konfidenciale me italianin mbi kompensimin që duhet t’i paguhet klubit.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







