spot_img
HomeLajmeUshtarët e FSK-së përfundojnë trajnimin për snajper

Ushtarët e FSK-së përfundojnë trajnimin për snajper

spot_img

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar trajnimin për snajper, që ka pas për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake dhe avancimit të aftësive profesionale të personelit ushtarak.

FSK ka thënë se trajnimi kishte për synim certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë operativë, të aftë për të vepruar sipas standardeve moderne ushtarake dhe për të përdorur sisteme të ndryshme të armëve në misione të ndryshme operative.

“Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan aftësi në qitje precize, taktika fushore, kamuflim, vëzhgim, lëvizje taktike dhe zbatimin e procedurave operacionale në terren. Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të investojë në zhvillimin profesional dhe operacional të personelit të saj, duke ngritur gatishmërinë dhe kapacitetet e forcës në përputhje me standardet më të larta ushtarake”, ka njoftuar FSK.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img