Më 5 korrik nga ora 18:00 do të mbahet protestë në Kroaci, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Kjo, u bë e ditur nga kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati në një konferencë për media.
“Konferenca ka të bëjë më protestën e radhës e cila do të mbahet në Zarë të Kroacisë, “Liri për Çlirimtarët”. Ne e dimë që jemi ën fund të procesit në Hagë ku shpresojmë që më 20 korrik do të jetë një favorizim i joni apo do të jetë në favorin tonë gjithë ajo punë që është bërë nga mbrojta dhe nga ne. Ne do ta mbajmë një protestë ditë e diel më 5 korrik në ora 18:00 të organizuar nga shqiptarët në Kroaci dhe nga kroatët”, ka thënë ai.
Ai tha se shpreson se kjo do të jetë protesta e fundit, me besimin se çlirimtarët do të kthehen në Kosovë.
“Do të jetë protestë paqësore, me mesazhin e fundit që shpresojmë që krerët e UÇK-së të kthehen në Kosovë”, u shpreh ai./EO
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







