spot_img
HomeLajmeFatbardha Osaj, gruaja e parë e FSK-së që emërohet...

Fatbardha Osaj, gruaja e parë e FSK-së që emërohet atashe e Mbrojtjes në Shqipëri

spot_img

Nënkolonelja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Fatbardha Osaj, ka pranuar zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, me seli në Tiranë.

Ky emërim shënon një moment të rëndësishëm institucional, pasi nënkolonelja Osaj bëhet gruaja e parë që emërohet në detyrën e atasheut të Mbrojtjes në Shqipëri.

Sipas njoftimit, emërimi dëshmon përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për promovimin e profesionalizmit, meritokracisë dhe barazisë në përfaqësimin ndërkombëtar.

Me këtë detyrë, nënkolonelja Fatbardha Osaj do të përfaqësojë interesat e mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Shqipëri, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img