spot_img
HomeLajmeArrestohet 26-vjeçari i dyshuar për zjarrvënie në Prishtinë, kishte...

Arrestohet 26-vjeçari i dyshuar për zjarrvënie në Prishtinë, kishte djegur një veturë

spot_img

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të zjarrvënies në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë kanë arrestuar të dyshuarin A.Sh., 26 vjeç, lidhur me një rast që kishte ndodhur më 6 qershor 2026 në rrugën “C”.

Sipas autoriteteve, nga zjarri ishte djegur një veturë, ndërsa dëme të konsiderueshme ishin shkaktuar edhe në një automjet tjetër.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img