Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë fundjavës, pasi në vend priten temperatura të larta që kategorizohen si valë e të nxehtit me intensitet mesatar.
Sipas njoftimit të institucionit, bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht te grupet më të ndjeshme të popullsisë.
“Kujdes nga temperaturat e ngritura. Bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës këtë fundjavë në vendin tonë priten temperatura të ngritura, cilat kategorizohen si Valë e të nxehtit me intensitet mesatar”, njoftom IHMK.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rikujton se temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e njeriut prandaj, masat e përgjithshme mbrojtëse janë të nevojshme për çdo individ, e sidomos për grupet e ndjeshme të popullatës siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronik dhe të moshuarit.
“Mbrohuni nga temperaturat e ngritura: qëndroni larg të nxehtit, mbajeni shtëpinë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë, mbroni të ndjeshmit, e sidomos foshnjet dhe fëmijët nga nxehtësia”, njofton IHMK.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







