spot_img
HomeLajmeAksident mes tre veturave në Malishevë, lëndohen katër persona

Aksident mes tre veturave në Malishevë, lëndohen katër persona

spot_img

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Rreth orës 13:10 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë, deri tani, katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin”, tha ajo.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img