spot_img
HomeLajmeNgritet aktakuzë ndaj një personi që dyshohet se planifikoi...

Ngritet aktakuzë ndaj një personi që dyshohet se planifikoi vrasjen e një tjetri

spot_img

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit me inicialet E.H., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Përgatitja e veprës penale Vrasje e Rëndë”.

Sipas njoftimit, i pandehuri dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme me personin e dëmtuar M.D., kishte planifikuar privimin e tij nga jeta.

Tutje thuhet se në kuadër të këtij plani janë përfshirë marrëveshje për shpërblim financiar, koordinim lidhur me kohën, mënyrën dhe vendin e kryerjes së veprës, si dhe sigurimi i armës që do të përdorej për realizimin e saj.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas zhvillimit të procedurës gjyqësore dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe ndaj tij të shqiptohen sanksionet e parapara me legjislacionin në fuqi.

Rasti tashmë pritet të trajtohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img