spot_img
HomeLajmeMuharremaj apel qytetarëve të mos shkaktojnë zjarre në ambiente...

Muharremaj apel qytetarëve të mos shkaktojnë zjarre në ambiente të hapura: Shkelësit do të ndëshkohen

spot_img

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj u ka bërë apel qytetarëve që të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të mos djegin mbeturina që mund të shkaktojnë zjarre.

Përmes një shkrese, Muharremaj ka thënë se për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar nga zjarret, kërkohet kujdes maksimal nga qytetarët.

Tutje, në shkresë bëhet e ditur se çdo person që do të evidentohet si shkaktar i qëllimshëm i zjarrit, do të ndëshkohen dhe ndaj tij do të merren hapa ligjorë.

Postimi i plotë:

Për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar nga zjarret, kërkohet kujdes maksimal nga të gjithë qytetarët. 🔥
Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura, mos digjni mbeturina apo hamullore dhe evitoni çdo veprim që mund të shkaktojë përhapjen e zjarrit.
Në rast zjarri, lajmëroni menjëherë në 112.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img