spot_img
HomeLajmeAksion nga Inspektorati në qendra të masazhit, mbyllen tri...

Aksion nga Inspektorati në qendra të masazhit, mbyllen tri lokale dhe shqiptohen pesë gjoba

spot_img

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, njofton se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, gjatë ditëve të fundit ka realizuar 98 inspektime të përbashkëta në qendrat e masazhit dhe lokalet e muzikës në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Si rezultat i mungesës së dokumentacionit të nevojshëm dhe mosrespektimit të orarit të punës, janë mbyllur tri qendra masazhi, prej të cilave dy në Komunën e Gjakovës dhe një në Komunën e Rahovecit.

Po ashtu, IQMT ka shqiptuar pesë gjoba ndaj subjekteve që nuk kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar gjatë procesit të inspektimit.

“Me qëllim të garantimit të ushtrimit të ligjshëm të veprimtarive ekonomike dhe respektimit të legjislacionit në fuqi, IQMT, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, do të vazhdojë organizimin e aksioneve të përbashkëta inspektuese në të gjithë vendin”, ka njoftuar MINTI.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img