spot_img
HomeLajmeZyrtari i lartë amerikan viziton Kampin Bondsteel, takohet me...

Zyrtari i lartë amerikan viziton Kampin Bondsteel, takohet me ushtarët e KFOR-it

spot_img

Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë, kanë zhvilluar një takim me Eric J. Geressy, Këshilltar i Lartë i Sekretarit amerikan të Luftës për Strategjinë, gjatë një vizite në Kampin Bondsteel.

Lajmi është bërë i ditur nga KFOR-i përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se angazhime të tilla shërbejnë për të përforcuar mbështetjen ndaj personelit të dislokuar dhe për të riafirmuar përkushtimin e vazhdueshëm të misionit për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Sipas KFOR-it, vizita vjen në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme për ushtarët që shërbejnë në misionin paqeruajtës në vend.

Në njoftim rikujtohet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes.

Po ashtu, KFOR-i thekson se punon në koordinim të ngushtë me Policia e Kosovës dhe EULEX, në përputhje me përgjegjësitë e tyre si reagues të sigurisë në vend.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img