Kupa e Botës 2026 vazhdon sot me katër ndeshje interesante të fazës së grupeve, ku në fushë do të zbresin disa prej kombëtareve më të njohura të futbollit botëror.
Programi i ditës sjell duele të rëndësishme në Grupet I dhe J, që mund të ndikojnë dukshëm në garën për kualifikim në fazën eliminuese.
Ndeshja që pritet me më së shumti interes është ajo mes Argentinës dhe Austrisë, ndërsa kampionët e botës synojnë një tjetër hap drejt fazës tjetër të garës. Po ashtu, Franca do të përballet me Irakun në një sfidë ku francezët konsiderohen favoritë.
Në Grupin I zhvillohet edhe takimi mes Norvegjisë dhe Senegalit, ndërsa dita mbyllet me përballjen e Grupit J ndërmjet Jordanisë dhe Algjerisë.
Programi i ndeshjeve të sotme:
Argjentina – Austria, ora 19:00
Franca – Iraku, ora 23:00
Norvegjia – Senegali, ora 02:00
Jordania – Algjeria, ora 05;00.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







