spot_img
HomeLajmeZyrtari i lartë i OKB-së të hënën në Kosovë,...

Zyrtari i lartë i OKB-së të hënën në Kosovë, UNMIK jep detaje

spot_img

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Operacionet Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 22 dhe 23 qershor.

Ai pritet të zhvillojë takime me drejtues të lartë të Kosovës, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe me zyrtarë të UNMIK-ut.

Po ashtu, ai do të vizitojë edhe disa projekte të mbështetura nga Kombet e Bashkuara.

Sipas UNMIK-ut, diskutimet gjatë vizitës do të fokusohen në paqeruajtjen e Kombeve të Bashkuara, bashkëpunimin multilateral dhe mbështetjen e vazhdueshme për paqe dhe stabilitet në rajon.

Pas vizitës në Kosovë, Lacroix do të udhëtojë në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, si pjesë e turit të tij rajonal.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img