spot_img
HomeLajmePamje të rralla nga viti 2001: Ukë Bytyçi duke...

Pamje të rralla nga viti 2001: Ukë Bytyçi duke mbajtur një falim të veçantë në Mohlan të Suharekës

spot_img

Një video arkivore e siguruar nga HisariOnline, na kthen prapa në vitin 2001, në një periudhë të rëndësishme të ndërtimit të institucioneve demokratike në Kosovë.

Në këto pamje shfaqet i ndjeri Ukë Bytyçi, ish-kryetar i Komunës së Suharekës dhe një nga figurat më të njohura të jetës politike e shoqërore.

I njohur për afërsinë me qytetarët, përkushtimin ndaj zhvillimit të komunës dhe angazhimin e tij kombëtar, Ukë Bytyçi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Suharekës. Ai ishte kryetar i komunës pas zgjedhjeve lokale të vitit 2000 dhe më vonë u rizgjodh, duke mbetur një figurë e respektuar në jetën publike të Kosovës.

Tubimi që do të shihni është mbajtur në fshatin Mohlan të Suharekës, ku Ukë Bytyçi u takua me banorët për të dëgjuar shqetësimet, kërkesat dhe vizionin e tyre për të ardhmen.

Në vazhdim, ju ftojmë të ndiqni këto pamje autentike nga arkiva e vitit 2001.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img