spot_img
HomeLajmeKurti mbledh strukturat e partisë, zbulohet procesi që pritet...

Kurti mbledh strukturat e partisë, zbulohet procesi që pritet të nisë së shpejti në VV

spot_img

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të organizojë zgjedhjet e saj të brendshme.

Kjo u konfirmua në një mbledhje të mbajtur me qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ku morën pjesë kryetari i partisë dhe njëherazi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sekretari organizativ Alim Rama dhe koordinatori i qendrave Salih Zyba.

Sipas njoftimit të partisë, në takim u diskutuan çështje të përgjithshme organizative, ndërsa një nga temat kryesore ishte përgatitja për procesin e zgjedhjeve të brendshme që pritet të zhvillohet brenda këtij viti.

Gjatë mbledhjes, Kurti falënderoi strukturat dhe qendrat e Lëvizjes për angazhimin gjatë fushatës zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve, duke vlerësuar se puna e tyre ka qenë vendimtare për rezultatin e arritur nga partia.

Megjithatë, fokusi i takimit ishte edhe organizimi i brendshëm i subjektit politik, me Vetëvendosjen që tashmë ka nisur përgatitjet për procesin zgjedhor brenda partisë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img