Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rënie të mëtejshme për ditën e premte.
Sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), nafta (dizel) do të shitet me çmim maksimal prej 1.43 euro për litër, që është 2 cent më pak krahasuar me një ditë më parë, kur kushtonte 1.45 euro për litër.
Ndërkohë, benzina është caktuar në 1.35 euro për litër, ndërsa gazi mbetet i pandryshuar në 0.67 euro për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







