spot_img
HomeLajmeNuk mori votat e nevojshme për deputet, Hazrolli falënderon...

Nuk mori votat e nevojshme për deputet, Hazrolli falënderon qytetarët: Do të vazhdoj të jem i njëjti, në shërbim të vendit

spot_img

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit, Gëzim Hazrolli ka reaguar pas rezultatit zgjedhor.

Hazrolli nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet, megjithatë ka falënderuar qytetarët për besimin, mbështetjen, mikpritjen dhe çdo votë që ia kanë besuar.

“Mirënjohja ime shkon edhe për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët, aktivistët dhe të gjithë ata që punuan pa u kursyer gjatë kësaj fushate. Pa ju, ky rrugëtim nuk do të ishte i mundur”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: 

Të dashur qytetarë,
Nga zemra, ju falënderoj për besimin, mbështetjen, mikpritjen dhe çdo votë që ma keni besuar.
Gjatë këtij rrugëtimi pata privilegjin të takoj mijëra qytetarë anembanë Kosovës. Në çdo shtëpi, në çdo takim e në çdo shtrëngim duarsh gjeta respekt, ngrohtësi dhe besim. Kjo për mua vlen më shumë se çdo rezultat.
Çdo votë e juaja është përgjegjësi dhe respekt. Faleminderit secilit që besoi në rrugëtimin tonë, që më hapi derën, më dha fjalën e mirë dhe më qëndroi pranë në këtë garë.
Mirënjohja ime shkon edhe për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët, aktivistët dhe të gjithë ata që punuan pa u kursyer gjatë kësaj fushate. Pa ju, ky rrugëtim nuk do të ishte i mundur.
Unë do të vazhdoj të jem i njëjti,në shërbim të vendit, me përkushtim, përgjegjësi dhe dinjitet.
Faleminderit nga zemra!
Me respekt,
Gjeneral (R.) Gëzim Hazrolli

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img