spot_img
HomeLajmeAksion i Policisë me AKI-në, sekuestrohen rreth 60 kilogramë...

Aksion i Policisë me AKI-në, sekuestrohen rreth 60 kilogramë marihuanë

spot_img

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zhvilluar një aksion në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, meqë rast kanë arritur sekuestrim e rreth 60 kilogramëve marihuanë dhe arrestimin e katër të dyshuarve.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, aksioni është zhvilluar pas hetimeve disa mujore me agjentë të Policisë dhe AKI-së.

Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa dyshohen për kryerjen e veprës penale ’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’,

“Lidhur me këtë rast janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar, prej të cilëve një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar: Rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë, dy (2) vetura, dhe një (1) kamion”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e Prokurorisë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img