Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën paraprake, Adelina Thaçi-Meta, ka reaguar pas përfundimit të 100 për qind të të gjitha fletëvotimeve.
Thaçi nuk arriti të rizgjedhej deputete pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke mos prekur cakun vetëm për dy vende, e cila u rendit e 20-ta me 15,802 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës siguroi 18 ulëse.
Përmes një njoftimi, Thaçi tha se edhe pse këtë herë nuk u rizgjodh depuete, ajo ndihet krenare dhe mirënjohëse për mbështetjen e marrë nga qytetarët.
Ajo tha se rrugëtimet e rëndësishme nuk maten vetëm me rezultatin e një dite, por me gjurmët që lëmë, me njerëzit që takojmë dhe me besimin që ndërtojmë ndër vite.
“Do të vazhdoj të jem zëri juaj, të punoj me të njëjtin përkushtim dhe të kontribuoj aty ku mundem për të mirën e vendit tonë”, ka shkruar Thaçi.
Postimi i plotë:
Të dashur miq, mbështetës dhe bashkudhëtarë,
Nga zemra ju falënderoj secilin prej jush për besimin, mbështetjen dhe votën që ma dhatë. Çdo votë për mua ka qenë më shumë se një numër, ka qenë përgjegjësi, respekt dhe motivim për të vazhduar rrugëtimin tim me përkushtim edhe më të madh.
Edhe pse këtë herë nuk arrita të jem pjesë e Kuvendit si deputete, ndihem krenare dhe mirënjohëse për mbështetjen e jashtëzakonshme që mora nga ju. Humbja e një mandati nuk është humbje e idealit, e punës dhe e vlerave për të cilat kemi qëndruar bashkë.
Besoj se rrugëtimet e rëndësishme nuk maten vetëm me rezultatin e një dite, por me gjurmët që lëmë, me njerëzit që takojmë dhe me besimin që ndërtojmë ndër vite.
Do të vazhdoj të jem zëri juaj, të punoj me të njëjtin përkushtim dhe të kontribuoj aty ku mundem për të mirën e vendit tonë.
Faleminderit për çdo votë, çdo fjalë të mirë, çdo derë të hapur dhe çdo zemër që më besoi.
15,803 here, faleminderit!✌️
Me respekt dhe mirënjohje të pafund,
Adelina ❤️ See less
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







