Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmjen e së martës në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 23:30 në rrugën “Feriz Guri”.
“Rreth orës 23:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Feriz Guri’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.
Sipas Policisë, njësitet relevante, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







