Senati i Zvicra ka miratuar propozimin për rritjen e numrit të ushtarëve që do të shërbejnë në misionin e KFOR, duke i hapur rrugë dërgimit të deri në 300 pjesëtarëve ushtarakë në Kosovë.
Sipas vendimit të Parlamentit zviceran, Këshilli Federal do të ketë mundësinë të angazhojë edhe 85 ushtarakë shtesë, duke e rritur kapacitetin maksimal nga 215 në 300 pjesëtarë.
Po ashtu, javën e kaluar, Parlamenti zviceran miratoi zgjatjen e mandatit të misionit deri në vitin 2029, duke riafirmuar përkushtimin e Zvicrës për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
Ky vendim vjen në një kohë kur NATO ka njoftuar për reduktimin e numrit të përgjithshëm të paqeruajtësve në Kosovë. Aktualisht, KFOR-i numëron rreth 4,600 ushtarë në terren.
Këshilli Federal mund t’i çojë edhe 85 zyrtarë ushtarakë në Kosovë për periudhë të pakufizuar. Deri tash kapaciteti maksimal ishte i kufizuar në 215 persona.
Vendimi shihet si një sinjal i vazhdimit të mbështetjes së Zvicrës për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë./RTK
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







