spot_img
HomeLajmeLVV del e para edhe në Istog, Malishevë e...

LVV del e para edhe në Istog, Malishevë e Junik pas numërimit të votave me postë

spot_img

Lëvizja Vetëvendosje ka përmbysur rezulatatin në tri komuna pas numërimit të votave me postë, numërim që po vazhdon ende. 

Partia e qeverisë në detyrë aktualisht ka marrë vendin e parë në Istog, Malishevë e Junik, ani pse përpara numërimit të votave me postë, e gjente veten në pozitën e dytë.

Në Istog, derisa janë numëruar 65 nga 69 kutitë, LVV prin me 6,641 vota apo 39.02%, ndërsa LDK del e dyta me 6,388 vota apo 37.54%.

Përpara numërimit të votave me postë, Lidhja Demokratike e Kosovës printe me 5,918 vota apo 39.40%, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje rreshtohej e dyta me 5,424 vota apo 36.11%.

Edhe në Malishevë, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një përmbysje të madhe, duke e rrëzuar Partinë Demokratike të Kosovës nga vendi i parë.

Ndërsa pas votave preliminare, përpara numërimit të votave të diasporës, PDK printe me 6,263 vota apo 40.81% ndërsa LVV-ja me 4,950 apo 32.26%, situata tani ka ndryshuar pas numërimit të votave me postë që është duke vazhduar ende.

Pas numërimit të 78 prej 80 kutive, LVV ka dalë e para duke marrë në total 6,650 vota apo 37.20%, ndërsa PDK e dyta me 6,531 vota apo 37.09%.

E Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para edhe në Junik, pas numërimit të votave të diasporës, ndonëse ishte e dyta përpara numërimit të tyre.

LVV tani renditet e para me 766 vota apo 34.07%, ndërsa LDK e dyta me 681 vota apo 30.29%.

Këtu nuk përfshihen votat me kusht dhe të atyre me nevoja të veçanta, të cilat do të numërohen pasi të përfundon numërimi i votave me postë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img