spot_img
HomeSportBasketbollKB Golden Eagle Ylli nis konsolidimin për sezonin e...

KB Golden Eagle Ylli nis konsolidimin për sezonin e ri, zyrtarizon Hadar dhe Malën – në bisedime edhe me disa të tjerë

spot_img

KB Golden Eagle Ylli ka nisur organizimin e skuadrës për edicionin e ri 2027-28.

Klubi suharekas ka bërë zyrtarizimin e parë të verës, që është trajneri izraelit, Rami Hadar.

Hadar ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Golden Eagle Yllin, ndërsa e njeh basketbollin e Kosovës pasi në të kaluarën ishte edhe trajner i KB Pejës dhe një kohë edhe trajner i përfaqësueses së Kosovës.

Pasi siguroi trajnerin, kampioni i dyfishtë i Superligës ka filluar punën edhe me transferimet e basketbollistëve.

Golden Eagle Ylli ka bërë transferimin e parë të sezonit 2026-27, duke siguruar shërbimet e Musab Malës.

“Mirë se erdhe, Musab Mala. Musab Mala është transferimi ynë i parë për sezonin 2026/2027”, shkroi klubi suharekas mbrëmë në faqen zyrtare.

Ndërkohë, klubi suharekas është në bisedime dhe me disa lojtarë të huaj dhe vendorë si dhe në bisedime për rinovime kontratash me disa nga lojtarët që i kishte në sezonin paraprak.

Golden Eagle Ylli i ka të siguruar shërbimet edhe për yllin Scott Bamforth, i cili do të jetë në dispozicion për skuadrën nga janari i vitit të ardhshëm.

Kujtojmë që Golden Eagle Ylli arriti që të fitojë trofeun e Ligës Unike sezonin e kaluar, ndërsa u eliminua në çerekfinale të Play-Off nga Peja.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img