Një mjet shpërthyes është raportuar të ketë shpërthyer mbrëmë pas mesnate në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.
Ai ka thënë se njësitet hetimore janë angazhuar në zbardhjen e plotë të rastit.
“Mbrëmë pas mesnate është raportuar për një shpërthim në një lagje te Prizrenit. Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, aty ku dyshohet të jetë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie. Njësitet hetimore janë angazhuar në zbardhjen e plotë të rastit”, ka thënë Bytyqi.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







