Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura me 7 qershorit.
Edhe këtë të hënë po vazhdon numërimi i votave me postë, ku nga 223 pako, janë numëruar 91 prej tyre, apo 40.81%.
Por si qëndron rezultati?
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve prin Vetevendosje me 70.28% apo 23,972 Vota.
Në pozitën e dytë renditet LDK-ja me 14.82% apo 5,055 Vota. PDK-ja renditet e treta me 7.70% apo 2,625 Vota. Aleanca deri më tani ka siguruar 5.22 apo 1,779 Vota.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







