KB Golden Eagle Ylli ka nisur organizimin për sezonin e ri 2026-27.
Klubi suharekas ka njoftuar se ka siguruar tashmë trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për trajnerin izraelit, Rami Hadar.
“Golden Eagle Ylli ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes dyvjeçare me trajnerin Rami Hadar”, ka njoftuar klubi suharekas.
Kujtojmë që në të kaluarën Hadar kishte menaxhuar edhe skuadrën e Pejës.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







