Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin më të fundit lidhur me procesin e numërimit të votave me postë.
Sipas të dhënave të publikuara, deri më tani janë numëruar 14.04 për qind e votave me postë, ndërsa rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë bindshëm.
LVV-ja ka siguruar 1,882 vota apo 63.67 për qind, duke u renditur e para në këtë kategori votimi.
Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 608 vota apo 20.57 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 278 vota apo 9.40 për qind.
Në vendin e katërt renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 130 vota apo 4.40 për qind.
Procesi i numërimit të votave me postë po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ndërsa KQZ pritet të publikojë përditësime të reja me avancimin e procesit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







