Karnevali “Golden Eagle” tashmë ka zyrtarizuar datat për edicionin e vitit 2026, duke rikthyer atmosferën festive që çdo vit mbledh mijëra vizitorë dhe adhurues të muzikës nga vende të ndryshme.
Sipas organizatorëve, ky edicion do të mbahet më 26 dhe 27 qershor, ndërsa pritet të jetë një nga organizimet më të mëdha dhe më spektakolare deri më tani.
Ky festival tashmë është kthyer në një traditë të rëndësishme kulturore dhe argëtuese, duke sjellë energji, muzikë dhe aktivitete të shumta për të gjitha grupmoshat.
Gjatë dy netëve të festivalit pritet të performojnë artistë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, DJ të famshëm, si dhe grupe të ndryshme muzikore që do të krijojnë një atmosferë unike për publikun.
Faqja zyrtare e këtij eventi tashmë ka publikuar agjendën e natës së parë dhe të dytë.
Nga ora 19:00-20:30 parashihet parakalimi nëpër qytet, ndërsa nga ora 21:00-00:30, do të performojnë artistët DJ Vik Kraja, Ghetto Geasy dhe Tayna.
Kurse në natën e dytë më 27 qershor do të ketë perforamnca të grupeve në skenë, Carnival Party dhe performanca nga këngëtarë të ndryshëm, në mesin e tyre edhe Alban Skenderaj.


HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







