spot_img
HomeLajmePër nder të ditës së çlirimit të Suharekës, përurohet...

Për nder të ditës së çlirimit të Suharekës, përurohet Harta e Kullave dhe Muzeve me opcionin e hartës interaktive në gjashtë gjuhë

spot_img

Për nder të ditës së çlirimit të Suharekës, është përuruar Harta e Kullave dhe Muzeve me opcionin e hartës interaktive në gjashtë gjuhë.

Harta është përuruar nga drejtori i OJQ GIS & Software Solution Së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj, si dhe me drejtorët nga Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë, znj. Don’jeta Krasniqi Kabashi, dhe z.Visar Kuqi nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedi.

Kjo hartë, përveç paraqitjes së kullave historike dhe muzeve, përmban edhe kodin QR të OJQ-së me hartën interaktive në gjashtë gjuhë, si dhe kodin QR të lokacionit për secilin objekt.

Harta në versionin A0 do të vendoset në të gjitha kullat dhe muzetë.

Projekti është bashkëpunim i Organizatës dhe BG Ing E cila e mbështetjen realizimin e këtij projekti, të monituruara nga Komuna Suharekë.
Bashkëpunimi synon promovimin e turizmit në Komunën e Suharekës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img