spot_img
HomeLajmeHumbi jetën tragjikisht pasi ra nga qershia, i jepet...

Humbi jetën tragjikisht pasi ra nga qershia, i jepet sot lamtumira e fundit të riut nga Suhareka

spot_img

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Leshan të komunës së Suharekës. 

Një 33-vjeçar humbi jetën tragjikisht, pasi ra nga një lartësi e pemës së qershisë. Përkundër se u dërgua në QKUK pas plagëve të marra, ai  nuk arriti të mbijetojë dhe mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij.

Për rastin ka dhënë detaje edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se i njëjti fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, më pas në QKUK, ku rreth orës 21:15 është konstatuar vdekja e tij.

“Më datën 11.06.2026, rreth orës 20:30, Policia është njoftuar nga Emergjenca e Suharekës se F.B., mashkull rreth 33 vjeç, është marrë me autoambulancë nga shtëpia e tij në fshatin Leshan, Komuna e Suharekës, pas një rënieje nga një pemë qershie nga lartësia rreth 5-6 metra”.

“I njëjti fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, më pas në QKUK – Prishtinë, ku rreth orës 21:15 është konstatuar vdekja e tij. Në vendin e ngjarjes dhe në institucionet shëndetësore kanë dalë njësitë relevante policore dhe hetuesit kompetentë, të cilët në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë iniciuar rastin “Hetim i Vdekjes”. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në konfirmim.

Ndërkohë, 33-vjeçarit do t’i jepet sot lamtumira e fundit nga ora 18:00, kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img